
Manchester City një nga objektivat e këtij në merkaton e verës ka transferimin e Tijjani Reijnders. Për këtë drejtuesit do të dërgojnë së shpejti një ofertë të parë te skuadra e Milan.
Holandezi aktualisht është i përqendruar te ndeshjet e fundit me kuqezinjtë, me anglezët që kërkojnë të jenë të gatshëm për çdo gjë. Për këtë ata po studiojnë dhe ndjekin me imtësi çdo zhvillim.
26-vjeçari pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, i cili e ka “piketuar” si të duhurin për citizenët për sezonin e ri. Anglezët kanë bërë gati ofertën e tyre, me të cilën tentojnë të bindin Milanin për ta lënë të lirë lojtarin.
Kujtojmë se Reijnders ka kontratë me italianët deri në verën e vitit 2030 dhe do të jetë paksa e vështirë për anglezët për ta transferuar. Gjithsesi mbetet të zbulohet në ditët e ardhshme se cila do të jetë oferta e drejtuesve për kuqezinjtë për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.
View this post on Instagram