
Paulo Fonseca
Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca ka folur pas ndeshjes që ekipi i tij nuk fitoi dot përballë Genoas.
Sfida e vlefshme për javën e 16-të të Serie A, përfundoi në barazim pa gola, duke lënë Milanin në vendin e 8-të me 23 pikë. Megjithatë, tekniku portugez shpreher se Milani bëri një lojë të mirë.
“Mendoj se bëmë një lojë të mirë, krijuam shumë, lojtarët kishin dëshirë për të fituar, ata luajtën si ekip dhe ne thjesht nuk shënuam, megjithëse bëmë 23 goditje. Pashë që skuadra donte ta fitonte ndeshjen.
Ishim agresivë pa top dhe i jemi afruar shumë herë zonës së Genoas. Mendoj se nuk është çështje besimi, por zgjedhjesh në pasimin e fundit”, është shprehur Fonseca.
Poll