
Vincenzo Italiano
Igli Tare ka nisur menjëherë nga puna në Itali. Shqiptari po bën gati planin për të ndërtuar Milanin për sezonin e ri dhe gjithçka pritet të nisë me trajnerin.
Sergi Conceicao thuajse është drejt largimit dhe në rast të kësaj, Tare ka bërë gati ofertën për timonierin e ri. Kështu i “piketuari” i drejtorit është Vincenzo Italiano, i cili aktualisht është në drejtim të Bolognas.
Tare ka kontaktuar me të dhe i ka bërë një ofertë prej 4 milionë eurosh në sezon. Fillimisht kjo ofertë nuk e kënaq 47-vjeçarin, i cili ende nuk ka një vendim për rinovimin apo jo me Bolognan.
Gjithsesi palët do të vazhdojnë mes tyre bisedimet dhe Tare me Milan do të synojnë të bindin Italianon për të zgjedhur kuqezinjtë.