Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Genoa kualifikohet në raundin tjetër, kuqeblutë do të ndeshen me ekipin e kapitenit të Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Genoa kualifikohet në raundin tjetër, kuqeblutë do të
Genoa

Genoa ka arritur të kualifikohet në raundin e 1/8-ve të Kupës së Italisë. Skuadra kuqeblu ka mposhtur Empolin me përmbysje me rezultatin 3-1 në sfidën e zhvilluar në orën 18:30.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë falë një goli të Saporitit. Pas tre minutash, Genoa barazoi shifrat me anë të Frendrup. Pjesa e parë u mbuyll me shifra të ekuilibruara 1-1.

Në pjesën e dytë vendasit përmbysën shifrat falë Marcandallit, ndërsa goli i qetësisë dhe i kualifikimit u shënua nga Ekhator pranë fundit. Genoa do të përballet në raundin tjetër me Atalantën.

Poll

Lexo gjithashtu