Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Festë tek Atalanta, shkak bëhet Berat Gjimshiti

Shkruar nga NEWSPORT
Festë tek Atalanta, shkak bëhet Berat Gjimshiti
Berat Gjimshiti

Skuadra e Atalantës edhe pse së shpejti do të rizbres në fushën e lojës, shumë lojtarë i ka ende tek infermieria. Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares, Ruggeri, “ylli” i ekipit Lookman dhe Sulemana janë disa nga elementët që mungojnë.

Sulemana mungon për arsye kartonësh, ndërsa Nigeriani që u dhuroi bergamaskëve trofeun e Europa League vjet është paraqitur në Zingonia ku ndodhet kompleksi stërvitor i Atalantës. Ruggeri dhe Gjimshiti ynë kanë qenë të dy të dëmtuar dhe për ironi të fatit janë të dy qendërmbrojtësa.

All - Paragraf - 3

Ata janë në rrugën drejt rikuperimit, teksa ata janë stërvitur me një pjesë të grupit ditën e sotme. Klubi italian po monitoron nga afër gjendjen e dy lojtarëve sepse nuk dëshirron t’i riskojë ata, sidomos mbrojtësin shqiptar si një nga shtyllat e ekipit.

Atalanta ka një kalendar të ngjeshur përpara ku spikasin sfidat me Celtic dhe Stuttgart në Champions dhe ato me Monzën, Parmën dhe Napolin në Serie A, ndaj shqiptari i Kombëtares do t’i lehtësonte shumë punët në idetë e Gasperinit për repartin e prapavijës.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7