Leon Goretzka do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit dhe do të jetë një lojtar i lirë. Klubet “BIG” të Evropës kanë nisur të lëvizin dhe një ndër to është edhe Milan.
Igli Tare e sheh mesfushorin gjerman si të duhurin për të përforcuar ekipin, madje për t’i dhënë siguri edhe prapavijës. 31-vjeçari ende nuk ka vendosur, por Tare s’do ta ketë të lehtë.
Kjo për shkak se në garë për shërbimet e Goretzkës, janë edhe Inter me Atletico Madrid. Javët e fundit, spanjollët janë “tërhequr” disi, ndërsa Inter mbetet një rival serioz në merkato.
Megjithatë, “topi” është në krahun e vetë gjermanit. Do të jetë pikërisht Leon Goretzka, i cili do të vendosë për të ardhmen, duke mos përjashtuar bisedimet pozitive me Igli Taren dhe transferimin te Milan.


