Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

“NUK ishte penallti”, Gerti Çarçani KUNDËR vendimit të Hamitit: S’po i bëj fresk Partizanit, ju tregoj çfarë i thashë edhe presidentit të Elbasanit

Shkruar nga NEWSPORT
“NUK ishte penallti”, Gerti Çarçani KUNDËR
Momenti i penalltisë - Gerti Çarçani

Penalltia e akorduar nga arbitri Eldorian Hamiti në ndeshjen Partizani – Elbasani, rezultoi vendimtare, duke i dhënë kualifikimin “verdhebluve”, pas fitores 1-3. Por e njëjta penallti, ka krijuar zhurmë të madhe në rrjet dhe studio televizive.

Së fundmi, ka qenë gazetari dhe moderatori sportiv, Gerti Çarçani, i cili ka dhënë verdiktin e tij për atë penallti. Për Çarçanin, ajo nuk ishte kurrësesi 11-metërsh, duke zbuluar se të njëjtat fjalë ia ka thënë edhe presidentit të Elbasanit, Kujtim Llupës.

Ndër të tjera, moderatori shton se gjykimi i padrejtë dhe vendime të tilla, ndikojnë edhe në numrin e tifozëve. Për ta mbyllur, Çarçani u shpreh, se po thotë “pa hile” atë që mendon, duke mos mbajtur as krahun e klubit të Partizanit.

“Vendosi se kush nga skuadrat do të kalonte në gjysmëfinale. E theksoi, ia kam thënë edhe presidentit të Elbasanit. Për mua nuk është penallti, ‘jo po mua s’më dhanë dy e s’më dhanë 3’. Ore, kjo nuk është penallti. U vendos, nuk di çfarë të them, nuk duhet të ndodhë. Është një moment që kjo të çon në atë aspektin që, edhe 10-15 njerëz që kemi në stadium nesër thotë ‘nuk po shkojmë, po shohim Getafen, po shohim zhvillimet e luftës në Iran, po shohim Sanremon, ç’do të bëjmë në stadium?’, është për të ardhur keq. Dikush do thotë nga ekrani paska marrë Çarçani heshtat, paska veshur dhe mantelin e avokatit dhe po i bën fresk Partizanit. Jo, nuk ka lidhje fare me këtë, por është me atë që shohim”, tha Gerti Çarçani.

Poll

Lexo gjithashtu