Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Bisedime të avancuara mes palëve, ish-trajneri i Barcelonës gati të zëvendësojë Paulo Fonseca

Shkruar nga NEWSPORT
Bisedime të avancuara mes palëve, ish-trajneri i Barcelonës gati
Paulo Fonseca

Paulo Fonseca duket se nuk do ta rrijë gjatë në stolin e Milan. Sipas “El Nacional” bëhet me dije se Te Milani kanë nisur bisedimet me Xavi Hernandez.

Madje bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe Xavi konsiderohet si trajneri i duhur për të zëvendësuar Fonsecan në stol në rast të një largimi të mundshëm. Paraqitjet e trajnerit aktual me Milan nuk po kanaqin shumë drejtuesit, pasi kuqezinjtë janë plot 14 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Atalanta.

Kjo ka bërë që të mendohet për zëvendësuesin e tij dhe ish-timonieri i barcelonës duket se përmbush dëshirat e drejtuesve. Spanjolli është pa një ekip që prej largimit nga katalanasit dhe ulja në stolin e Milan nuk duket një  ide e keqe për të.

Kujtojmë se Foncesa zëvendësoi në stol Stefano Piolin dhe ka kontratë të vlefshme me Milan deri në qershor të vitit 2026. Portugezi në stolin e kuqezinjve ka zhvilluar 22 ndeshje gjithsej, ku ka mundur të sigurojë 11 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga