Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Atalanta nuk zhgënjen, Gjimshiti fiton derbin e shqiptarëve ndaj Ismajlit

Shkruar nga NEWSPORT
Atalanta nuk zhgënjen, Gjimshiti fiton derbin e shqiptarëve ndaj
Atalanta

Atalanta rikthehet në krye të klasifikimit të Serie A pasi arriti të triumfojë ndaj Empolit me rezultatin e ngushtë 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Serie A.

Ndeshja për ekipin e Ismajlit nisi mjaft mirë duke kaluar në avantazh falë golit të Colombos, por bergamaskët me forcën e tyre arritën të përmbysin shifrat në pjesën e parë me De Ketelaere dhe Lookman.

Megjithatë Empoli barazoi në të dytën me Esposito, por goli final erdhi nga Atalanta e Gjimshitit në fund që realizoi me De Ketelaere.

Kjo fitore e ngjit ekipin e Gasperinit në vendin e parë me dy pikë larg Napolit ndjekës, ndërsa Empoli mbetet në mesin e tabelës me 5 pikë larg zonës së ftohtë

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7