
Ardian Ismajli
Ekipi i Torinos kërkon të jetë edhe më konkurrues në sezonin e ardhshëm të Serie A. “Granatat” janë tashmë në merkato për të firmosur me dy lojtarë të rëndësishëm të skuadrës së Empolit.
Është Tino Anjorin dhe Ardian Ismajli, të cilët janë në “shënjestër” të Torinos për sezonin e ardhshëm. Siç raportojnë mediat italiane, të dy lojtarët janë dëshirë e trajnerit Marco Baroni.
Ardian Ismajli lirohet nga Empoli si lojtar i ri më 1 korrik pasi i përfundon kontrata me klubin. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shihet si një pikë kyçe për Torinon e sezonit të ardhshëm.
Poll