Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Zëvendësuesi i Kevin de Bruyne, Manchester City e gjen në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Zëvendësuesi i Kevin de Bruyne, Manchester City e gjen në Premier
Eberechi Eze

Kevin de Bruyne do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni. Mesfushori do të mbyllë kështu aventurën e tij 10-vjeçare në Manchesteter.

Ky largim sigurisht do të lërë “boshllëk” në mesin e fushës dhe për këtë drejtuesit prej javësh tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi për belgun. Krerët e klubit nuk është dashur të largohen shumë, pasi në Angli duket se kanë gjetur të preferuarin e tyre.

Sipas “Fichajes” bëhet me dije se në radarin e citizenëve ka rënë Eberechi Eze, i cili këtë sezon ka shpërthyer me Crystal Palace.  Anglezi ka mundur të shënojë 10 gola dhe të dhurojë edhe 11 asiste në 39 ndeshje, duke tërhequr kështu vëmendjen e disa ekipeve.

Në dijeni të kësaj situate, te Crystal Palace për të lënë të lirë 26-vjeçarin kërkojnë jo më pak se 80 milionë euro, shifër kjo që konsiderohet e lartë nga City dhe që step dejtuesit. Gjithsesi në ditët në vazhdim pritet që mes palëve të nisin edhe kontaktet e para mes tyre për këtë operacion, me Eze që ka kontratë me Crystal Palace deri në qershor të vitit 2027.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga