Kanë përfunduar 3 ndeshjet e ditës së dielë në Premier League, të vlefshme për javën e 31-të. Sunderland i Granit Xhakës mposhti me përmbysje Newcastle në transfertë.
Edhe pse “Qymurxhinjtë” kaluan të parët në epërsi me Gordon, “Macet e Zeza” nuk u dorëzuan. Në pjesë e dytë të ndeshjes, Sunderland ndryshoi ritmin dhe shënoi dy herë, duke e zhbërë golin e Gordon, konkretisht me finalizimet e Talbi (minuta e 57-të) dhe Brobbey (minuta e 90-të).
Mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka ishte në fushë deri në fund, paraqitje mesatare. Në sfidat e tjera, Tottenham u “gjunjëzua” kundër Nottingham Forest me rezultatin 0 – 3.
“Gjelat” e Londrës rrezikojnë seriozisht rënien nga Premier League, vendi i 17-të me 30 pikë, po aq sa ka edhe West Ham i 18-të në pozitë. Aston Villa – Ëest Ham, u mbyll 2 – 0.
Newcastle - Sunderland
