Manchester City ka barazuar në transfertë nga Everton, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Hill Dickinson”, përfundoi me shifrat 3-3.
Golin e parë e gjeti pikërisht ekipi i Pep Guardiolës me anë të Jeremy Doku. Por dopieta e Barry dhe goli i O’Brien sollën përmbysjen për vendasit.
Në krahun tjetër, rrjeta e tundur nga Haaland në minutën e 83-të për të çuar shifrat 3-2 "ndezi" shpresa. Kur u mendua se gjithçka përfundoi, “Qytetarët” gjetën e golin e barazimit me anë të Doku, në minutën e 97-të të sfidës.
Kështu, City mbetet në vendin e dytë me 71 pikë, 5 më pak se Arsenali kryesues, por “qytetarët” kanë një ndeshje më pak. Megjithatë, duket se “Topçinjtë” janë më afër se kurrë trofeut.
Në krahun tjetër me 47 pikë, Everton "gozhdohet" në vendin e 11-të, duke shpresuar ende për një vend në Kupat e Evropës.
GOLAT:
Goli i Doku (Everton 0-1 City)
Goli i Barry (Everton 1-1 City)
Goli i O'Brien (Everton 2-1 City)
Goli i Barry (Everton 3-1 City)
Goli i Haaland (Everton 3-2 City)
Goli i Doku (Everton 3-3 City)
