Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Plas SKANDALI në Premier League! Mbrojtësi “ngacmon” hapur minorenen, klubi merr masa të ashpra (MESAZHET)

Shkruar nga NEWSPORT
Plas SKANDALI në Premier League! Mbrojtësi “ngacmon” hapur
Alex Jimenez

Alex Jimenez ka përfunduar në telashe serioze. Mbrojtësi, i cili luan momentalisht te Bournemouth në Premier League, i huazuar nga Milani në verën e vitit të kaluar, nuk i ka shpëtuar "problemeve" dhe këtë e faktojnë dhe veprimet e fundit.

Disa mesazhe të cilësuara si kompromentuese në drejtim të një vajze 16-vjeçare, kanë bërë që spanjolli të bëhet subjekt i një investigimi që është hapur së fundmi për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje skandaloze.

Plas SKANDALI në Premier League! Mbrojtësi “ngacmon” hapur
Mesazhet e Alex Jimenez

Në bisedat e bëra publike në rrjete sociale, ai tenton të njihet me vajzën në fjalë ku i shkruan se nuk e ka aspak problem moshën e saj, duke përdorur "inteligjencën" e tij për ta afruar dhe në përpjekje për t'u lidhur me të. 

Plas SKANDALI në Premier League! Mbrojtësi “ngacmon” hapur
 

Sakaq, klubi ka vendosur që ta përjashtojë lojtarin për sfidën e radhës përballë Fulham që do të luhet të shtunën në transfertë, në pritje të përgjigjeve që do të vijnë nga hetimet e më pas do të merret dhe vendimi se çfarë do të bëhet me fatin e 21-vjeçarit.

Kujtojmë se Jimenez u largua nga Milani për shkak të marrëdhënieve “të krisura” me trajnerin Max Allegri. Minutazhi i munguar dhe disiplina e hekurt nga tekniku i kuqezinjve u bënë “sebep” që mbrojtësi të ndryshonte destinacion.

Poll

Lexo gjithashtu