Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

E KRYER/ Manchester United vendos për trajnerin e ri, anglezët kërkojnë edhe ndihmën e Bayern Munich

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Manchester United vendos për trajnerin e ri, anglezët
Ilustrim: Michael Carrick – FC Bayern Munich

Michael Carrick do të jetë trajneri i Manchester United edhe për sezonin e ardhshëm. Nga Anglia raportohet se tekniku 44-vjeçar ka marrë “dritën jeshile” nga klubi për të vazhduar bashkëpunimin.

Mirëpo, “Djajtë e Kuq” janë hedhur në sulm për ndihmësin e tij. I preferuari është asistenti i Vincent Kompany te Bayern Munich, Aaron Danks. Ky i fundit pëlqehet shumë nga drejtuesit, por edhe nga Carrick, pasi është specialist i skemave nga goditjet standarde.

E KRYER/ Manchester United vendos për trajnerin e ri, anglezët
Aaron Danks

Përsa i përket Carrick, ai e mori drejtimin e Man United në janar të këtij viti, si zgjidhje “urgjente” pas shkarkimit të Ruben Amorim. Në 14 ndeshjet që ka drejtuar, ai i ka surprizuar të gjithë me 10 fitore, 2 barazime dhe vetëm 2 humbje.

Kujtojmë se 44-vjeçari është edhe një ikonë e klubit të Manchester si futbollist. Ai ka mbajtur veshur fanellën e “Djajve” prej vitit 2006 deri në vitin 2018, duke luajtur 464 ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu