Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Tottenham HUMB DURIMIN me Igor Tudor! Gati t’i prishin KONTRATËN, pritet firma me italianin

Shkruar nga NEWSPORT
Tottenham HUMB DURIMIN me Igor Tudor! Gati t’i prishin KONTRATËN,
Igor Tudor

Tottenham ndodhet në pozita të vështira, teksa rrezikojnë seriozisht qëndrimin në Premier League sezonin e ardhshëm. Pavarësisht ndryshimeve në stol, situata është po e njëjta dhe performanca vazhdon të njëjtin regres në rezultate.

As Igor Tudor i ardhur në shkurt për të zëvendësuar Thomas Frank, nuk ka gjetur kurën si të shpëtojë një sezon të dështuar tek "Spurs", pasi i vetmi objektiv që duhet siguruar momentalisht në klub është mbijetesa.

Humbjet në javët e fundit, duke përfshirë dhe një eleminim të turpshëm në Champions nga Atletico, kanë sosur durimin e drejtuesve të cilët janë gati të bëjnë ndryshimin e radhës në stol. Siç raportojnë burimet në klub, thuhet se drejtuesit dhe kroati janë drejt një prishje konsensuale të kontratës për t'i dhënë fund këtij bashkëpunimi.

Në vend të Tudor, tek Tottenham duan të emërojnë Roberto De Zerbin, i cili u largua në mes të sezonit nga Marseille. Italiani, momentalisht i papunë, do ta vlerësonte një mundësi të tillë, gjithnjë duke e menduar për sezonin e ardhshëm e në rast se ata do t'ia dalin të qëndrojnë në Premier League.

Poll

Lexo gjithashtu