Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Te Burnley shënojnë të gjithë përveç Armando Brojës, në Angli zbulojnë “sekretet” e sulmuesit

Shkruar nga NEWSPORT
Te Burnley shënojnë të gjithë përveç Armando
Armando Broja

Armando Broja nuk po arrin do të tregojë veten te Burnley. Sulmuesi akoma nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës me anglezët, teksa deri më tani ka dhënë vetëm 1 asist.

Në skuadër po arrijnë të shënojnë të gjithë sulmuesit e tjerë, që po aktivizohen, përveç lojtarit shqiptar. Madje si për të vërtetuar diçka të tillë ishte ndeshja e fundit që Burnley mori një fitore 3-2 ndaj Wolves.

Të dy sulmuesit e aktivixuar nga Parker arritën të gjetin rrugën e rrjetës. “Rivalët” e Brojës shënuan, me Flemming që shkëlqeu me dopietë, ndërssa Lyle Foster shënoi një supergol. Fatkeqësisht për Brojën, forma e mirë e sulmuesve të tjerë të Burnley po e lënë pa minuta shqiptarin.

Në lidhje me golin e shënuar nga Foster ka folur ish-lojtari i Arsenalit, Theo Walcott. Ky i fundit ka theksuar se Lyle nuk shënon gola rastësisht, pasi ai ka dalë nga akademia e Arsenalit dhe ka mësuar shumë nga Mesur Ozil.

“Mendoj se ai ekzekutim i bërë nga Foster nuk është i rastësishëm. Siç dihet Lyle ka qenë një lojtar i akademisë së Arsenal dhe e ka parë atë lloj goditje në stërvitje nga Mesut Ozil”, ka përfunduar 36-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu