Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“S’ka më justifikime”, Thierry Henry për Mikel Artetën: Këtë sezon duhet të fitosh trofe, tifozët duhet të shpërblehen

Shkruar nga NEWSPORT
“S’ka më justifikime”, Thierry Henry për Mikel
Thierry Henry - Mikel Arteta

Thierry Henry ka folur së fundmi për presionin që ka Mikel Arteta në këtë sezon. Sipas legjendës franceze, këtë sezon me patjetër kërkohet që Arsenali të fitojë minimlaisht një trofe.

Kjo pasi tifozët sipas Henryt duhet të shpërblehen. Si çdo tifoz edhe ato të Arsenali mezi presin të shikojnë që skuadra e tyre të arrijë suksese.

“Si tifoz, do ta mbështes ekipin siç bëj gjithmonë, por në një moment duhet të jesh i sinqertë, ky vit është i domosdoshëm, s’ka më justifikime.

Nëse mund të bësh rotacion siç bëri ai për shembull kundër Nottingham Forest dhe ai do ta bëjë këtë edhe më shumë gjatë sezonit, nuk po flas për askënd që nuk është në klub, po them se këtë vit duhet të fitosh diçka.

Nëse do të isha në atë dhomë zhveshjeje, do të synoja titullin. Si tifoz do të doja që klubi im të fitonte diçka, si lojtar unë synoj titullin, së pari. Por kur luan për titullin, duhet të shkosh dhe ta marrësh atë.

Nuk po luaj për të mos humbur ndeshje. Nëse do të mposhtësh Liverpoolin ose Man Cityn, duhet të shkosh dhe ta arrish, nuk mund të hysh në një ndeshje me idenë 'mos ta humbasim”, përfundoi Henry.

Poll

Lexo gjithashtu