
Jonathan David me shumë mundësi do të largohet nga Lille në përfundim të këtij sezoni. Sulmuesi kanadez është gati për një aventurë të re, ku ka gjasa të mëdha të jetë Premier League.
Është klubi i Arsenal, i cili ka shfaqur interesim serioz për shërbimet e 25-vjeçarit. Këtij të fundit i përfundon kontrata pikërisht në fund të sezonit dhe do të ishte një okazion për shumë klub.
Vetë dëshira e sulmuesit është Premier League dhe madje Arsenal është një nga opsionet. Megjithatë, ende nuk ka një “dritë jeshile” nga vetë lojtari.
Kujtojmë se këtë sezon me Lille, Jonathan David ka bërë mjaft mirë. Në 48 ndeshje ku ka marrë pjesë, kanadezi ia ka dalë që të gjejë rrugën e rrjetës 25 herë dhe të asistojë në 12 gola të tjerë.