Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

Marseille “tërmet” në Kupën e Francës, “detyrën” bën edhe Monaco në transfertë (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
Marseille “tërmet” në Kupën e Francës,
Marseille - Bourg en Bresse

Kanë përfunduar edhe 12 ndeshjet e Kupës së Francës, të cilat kanë dhuruar shumë gola.

Duel për tu mos u harruar ai i Marseilles kundër Bourg en Bresse, sfidën në të cilën luajti në transfertë dhe e “turpëroi” kundërshtarin e saj. Vetëm 8 minuta, iu desh Marseilles që të shënoi golin e saj të parë, falë Leonardo Balerdi i cili i dhuroi dhe avancën skuadrës së tij dukë mbyllur kështu pjesën e parë vetëm me 1 gol.

E ‘’rrëmujshme’’ në gola pjesa e dytë, pasi Marseille nuk ka pasur mëshirë kunddrejt Bourg en Bresse. Goli i dyti u shënua nga Greenëood në minutën e 59-të. E në fakt nuk u deshën shumë minuta që goli i 3-të të shënohej nga Hojbjergn, në minutën e 64-të. 3 gola janë mirë për të pasur fitoren, por 3 të tjerë lartësojnë ekipin e Marseilles. Kështu u shënua sërish vetëm 3 minuta larg golit të tretë, Paixao tund rrjetën e rivalëve sërish dhe shënon. Nënvallen e golave seri, u bashkua dhe Nadir i cili shënoi në minutën e 77-të dhe vulën e ndeshjes e vendosi Mmadi në minutën e 87-të me golin e 6-të. Ndërsa Bourg en Bresse s’kishte çfarë të bënte asgjë tjetër përvecse se të pranonte humbjen e thellë.

Po larg shtëpisë, por më rikthim me triumf u shoqëruar edhe sfida mes Auxerre dhe Monacos, e cila u mbyll me rezultatin 1-2. Ky i fundit nuk ngurroi të tregojë dhëmbët në fushën e rivalëve. 8 minuta e kocidencës, pasi dhe Monaco sërish në këtë hark kohor shënoi golin e tij të parë, falë Biereth. Një avantazh i cili nuk zgjati shumë pasi u barazua nga Auxerre në mminutën  29-të. Duke mbyllur kështu sfidën në 1-1.

Ndërsa pjesa e dytë vendosi dhe fatin e lojës, kjo pasi Zajaria në minutin e 69-të i dhuron ekipit një tjetër gol, i cili i bëri dhe fitues të lojës.

Ndërsa bdeshjet e tjera u mbyllën si më poshtë: Concarneau – Nantes (3-5), Nice – St Etienne(2-1),

Strasbourg - Dunkerque(2-1), Bassin d’Arcachon (0-1), Le Havre – Amiens (0-2), Le Puy-en-Velay – Bordeux (1-0), Montreuil – Chauvigny (2-1), Orleans – Dieppe (3-0), Rennes – Les Sables (3-0).

Poll

Lexo gjithashtu