
Sergio Aguero është padyshim një prej legjendave më të mëdha të historisë së Manchester Cityt. 260 gola të shënuar në 390 ndeshje, e kanë bërë argjentinasin të cilësuar si një prej më të mëdhenjve të “citizens”.
Ish-sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës është rikthyer 15 vite pas në kohë, në një intervistë të dhënë për “Marca”. Aguero është shprehur se ishte pranë kalimit te Juventusi në kohën kur u transferua të City.
“Gjithmonë është folur për një transferim të mundshëm te Real Madridi, por ishte më shumë një çështje politike, midis klubeve. Megjithatë, përpara se të transferohesha te City, unë kisha përcaktuar gjithçka me Juventusin, megjithatë agjenti më tha se më donte Manchester City.
Isha shumë i emocionuar për idenë e të luajturit në Premier League, dhe për më tepër që City do të merrte pjesë në Champions League. Ndërsa Juventusi nuk ishte kualifikuar, kuptova që mora një vendim të mirë”, u shpreh Aguero.