Vedat Muriqi dhe Kang-in Lee kur ishin te Mallorca
Kang-in Lee është futbollisti më i ri i Atletico Madrid. Sulmuesi 25-vjeçar vendosi që të largohej nga Paris Saint-Germain, për të nisur një aventurë të re me madrilenët në LaLiga.
Me klubin e ri, koreano-jugori ka firmosur kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, “Los Colchoneros” kanë shpenzuar 40 milionë euro.
Kujtojmë se për Kang-in Lee ky është një rikthim në futbollin spanjoll, pasi më herët ka luajtur me Valencian dhe Mallorca. Më parë është aktivizuar në vendlindje me Incheon dhe Little Flyings.
View this post on Instagram
Poll
