Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Dëmtim i rëndë dhe akuza për raportet mjekësore të rreme, Frenkie de Jong zbulon të vërtetën dhe gjendjen e tij fizike

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtim i rëndë dhe akuza për raportet mjekësore të
Frenkie de Jong

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ka pësuar një dëmtim serioz, pasi testimet mjekësore të kryera nga klubi kanë konfirmuar një "çarje në ligamentin kolateral medial të gjurit të djathtë".

Në një deklaratë zyrtare drejtuar tifozëve dhe opinionit publik sportiv, lojtari ka sqaruar situatën e tij pas spekulimeve të fundit rreth angazhimit të tij ndaj klubit.

De Jong ka treguar se dëmtimi u mor gjatë Kupës së Botës dhe pas vlerësimeve të para mjekët i thanë se ishte një lëndim i vogël që nuk do të përkeqësohej nëse vazhdonte të luante, pavarësisht dhimbjes.

Gjatë pushimeve, ai u kthye në Barcelonë për ekzaminime të mëtejshme, të cilat treguan se dëmtimi ishte më serioz se sa u përcaktua fillimisht.

Për fat të mirë, në këtë fazë nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, dhe lojtari është plotësisht i fokusuar tek rikuperimi për t'u kthyer në fushë sa më parë.

Lojtari ka shprehur zhgënjimin e tij që njerëzit vunë në dyshim marrëdhënien dhe përkushtimin e tij ndaj klubit për shkak të raporteve të rreme, duke ritheksuar se futbolli është gjithçka për të dhe se gjithmonë ka dhënë gjithçka për Barcelonën dhe kombëtaren e tij.

 

Poll

Lexo gjithashtu