
Pique, Lenglet & Semedo
Barcelona ka njoftuar ditën e sotme lamtumirën e një prej mbrojtësve. Bëhet fjalë për Clement Lenglet që i ka dhënë lamtumirën përfundimtare katalanasve, edhe pse sezonet e fundit ka qenë gjithmonë i huazuar në klube të ndryshme.
Tashmë mbrojtësi francez është transferuar përfundimisht tek Atletico Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi “Colchoneros” përmes një postimi në faqen zyrtare.
Clement Lenglet ka firmosur një kontratë 3-vjeçare deri në fund të qershorit të vitit 2028. Pasi i përfundoi kontrata me Barcelonën, 29-vjeçari francez u bë pjesë e Atleticos si transferim i lirë.
Poll