Ish kampioni i Kupës së Botës me Spanjën, David Villa, është bërë zyrtarisht pjesë e bordit të ri të drejtuesve tek Atletico Madrid. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi madrilen në faqen zyrtare.
Presidenti Enrique Cerezo mirëpriti ish-sulmuesin, duke e falenderuar që e pranoi këtë propozim duke u rikthyer kështu në klubin ku spanjolli kaloi disa nga vitet më të rëndësishme të karrierës së tij.
“Kjo ka qenë gjithmonë shtëpia jote, David. Ne jemi të emocionuar që ti ke pranuar këtë sfidë dhe jam i bindur se me përvojën tënde do na ndihmosh që ta bëjmë Atletico Madrid edhe më të fortë”, ishin fjalët e Cerezos drejtuar Villas.
David Villa, nuevo consejero del Atlético de Madrid.
— Atlético de Madrid (@Atleti) March 12, 2026
Damos la bienvenida a casa a uno de nuestros héroes de la temporada 2013-14 ❤️????
ℹ️ https://t.co/fLJ1znjCZr pic.twitter.com/ptfsA9czWw
