
Hansi Flick
Barcelona ka marrë vendimin e rëndësishëm përsa i përket trajnerit Hansi Flick. Klubi katalanas dhe trajneri gjerman kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për disa vite të tjera.
Hansi Flick ka rinovuar kontratën tashmë me Barcelonën, e cila do të jetë e vlefshme deri në fund të qershorit 2027. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi katalanas përmes një postimi në faqen zyrtare.
Hansi Flick mori drejtimin e blaugranave në fillim të këtij sezoni, me të cilët arriti të fitojë titullin kampion, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Ndërsa shkoi deri në gjysmëfinale të Champions League.