Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

ZYRTARE/ Hoqi dorë nga paga prej 25 milionë eurove, Aymeric Laporte rikthehet te klubi i zemrës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Hoqi dorë nga paga prej 25 milionë eurove, Aymeric Laporte
Aymeric Laporte

Aymeric Laporte është futbollisti më i ri i Athletic Bilbao. Mbrojtësi 31-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Al Nassr në Arabinë Saudite, për t’u rikthyer në LaLiga.

Me klubin spajoll, Laporte ka firmosur kontratë 3-vjeçare pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, klubi i LaLiga ka shpenzuar 10 milionë euro.

Kujtojmë se më herët, 31-vjeçari është aktivizuar për Bilbao U19, për të kaluar më pas tek ekipi i parë.

Ndërkohë që, vlen të theksohet se për t’u rikthyet tek klubi i zemrës, ai hoqi dorë nga paga prej 25 milionë eurove që përfitonte në Arabi.

Poll

Lexo gjithashtu