Përleshja mes lojtarëve të Realit dhe Barcelonës
Në momentet e fundit të ndeshjes Real Madrid – Barcelona ka pasur tensione dhe përleshje, aq sa është dashur ndërhyrja e policisë për të vendosur qetësinë mes të dyja kampeve.
Por çfarë ndodhi konkretisht? Ndërhyrja e ashpër nga mesfushori i Barcelonës Pedri kundrejt Tchouameni në minutat e funidt. Edhe pse Pedri u ndëshkua me karton të kuq, pati grindje dhe tensione mes palëve.
Filluan shtytjet mes lojtarëve, ndërsa në frontet respektive ishin Vinicius dhe Lamine Yamal. E gjithë ky mllef i lojtarëve të Realit gjen qasje sipas mediave spanjolle me intervistën e para disa ditëve të Yamal, i cili u shpreh se ekipi i Xabi Alonsos favorizohet nga arbitrat.
Poll
