Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Real Madrid shkëlqen edhe pa Mbappen, “Galaktikët” i marrin kreun Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Real Madrid shkëlqen edhe pa Mbappen, “Galaktikët”
Vinicius

Real Madrid me trajner Arbeloan ka fituar stabilitet. Shembulli më i qartë ishte sonte kundër Real Sociedad, e fituar 4 – 1. Edhe pse ylli i ekipit Kylian Mbappe ishte në stol dhe nuk u aktivizua për asnjë minutë, madrilenët fituan bindshëm.

Sulmuesi Vinicius u tregua i saktë në 2 raste nga penalltia, ndërsa shënuan edhe Garcia e Valverde. Pas fitores nga “Galaktikët”, presioni kalon direkt te Barcelona, e cila do përballet me Gironën të hënën në mbrëmje.

Tashmë, “komandën” në La Liga e bën skuadra e Arbeloas me 60 pikë, ndërsa kishte kohë që nuk ndodhet diçka e tillë, pavarësisht se mund të spostohen në vendin e 2-të, nëse Barça fiton sfidën e saj.  

  

 

Poll

Lexo gjithashtu