Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Përmbysje e “çmendur” dhe 5 gola, Barcelona del e “gjallë” ndaj Levantes

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përmbysje e “çmendur” dhe 5 gola, Barcelona del e
Levante - Barcelona

Rezultojë një dramë e vërtetë ndeshja mes Levantes dhe Barcelonës, e luajtur në “Estadi Ciutat de Valencia”, teksa në fund triumfuan katalanasit me shifrat 3-2. Pjesa e parë pati vetëm një ekip në fushë, Levanten.

Ata i mbyllën 45 minutat e para me një avantazh komod, 2-0. Shënuan Romero në 15’ dhe 45+7 Morales (penallti). Kjo tablo bëri të kuptojmë se nuk do të ishte mbrëmja e kampionëve në fuqi të La Ligës.

Por ekipi i Hansi Flick ende nuk e kishte thënë fjalën e tyre. Në segmentin ne 3 minutave, Barça barazoi gjithçka. Pedri në minutën e 49 dhe Ferran Torres 52’. Gjithsesi, u nevojit autogoli i Elgezabal (90+1’) që Barcelona të dilte me 3 pikë nga dueli me Levanten.  

   

 

Poll

Lexo gjithashtu