Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Dygolësh i kapitenit, Barcelona i jep leksione Osasunës në shtëpi! Real Madrid sheh katalanasit me... “dylbi”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dygolësh i kapitenit, Barcelona i jep leksione Osasunës në
Raphinha & Marcus Rashford

Barcelona ka fituar në shtëpi përballë Osasunës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në “Camp Nou”, përfundoi me shifrat 2-0 në favor të vendasve.

Dy golat e kësaj sfide kishin të njëjtin autor, brazilianin Raphinha. Ky i fundit si fillim shënoi në minutën e 70-të, ndërsa për të dytin mendoi në të 86-tën për të vulosur fitoren.

Kështu, katalanasit “blindojnë” kreun me 43 pikë, 7 më shumë se Real Madrid ndjekës. Në krahun tjetër me 15 pikë, Osasuna mban vendin e 16-të në tabelën e renditjes.

GOLAT:

Goli i Raphinha (Barcelona 1-0 Osasuna)

Goli i Raphinha (Barcelona 2-0 Osasuna)

Poll

Lexo gjithashtu