Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ “Dramë” në Madrid! Atletico fiton mes vuajtjesh në “frymën e fundit”, 5 gola vendosin sfidën përballë Bilbaos

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Dramë” në Madrid! Atletico fiton mes vuajtjesh
Atletico Madrid

Atletico Madrid ka triumfuar në shtëpi përballë Athletic Bilbao, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Metropolitano”, përfundoi 3-2.

Ishin miqtë ata që shënua të parët me anë të Paredes, teksa një gol për ta e shënoi edhe Guruzeta. 

Megjithatë, Atletico e mori veten në pjesën e dytë, duke përmbysur rezultatin në mënyrë spektakolare. Dopieta e norvegjezit Sorloth dhe goli i Antoine Griezmann, i dhanë fitores “Los Colchoneros”.

Kështu, Atletico shkon në kuotën e 60 pikëve dhe mbetet në vendin e katërt. Në krahun tjetër me 41 pikë të grumbulluara deri tani, Bilbao mbetet në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit.

GOLAT:

Goli i Paredes (Atletico 0-1 Bilbao)

Goli i Griezmann (Atletico 1-1 Bilbao)

Goli i Sorloth (Atletico 2-1 Bilbao)

Goli i Sorloth (Atletico 3-1 Bilbao)

Goli i Guruzeta (Atletico 3-2 Bilbao)

 

Poll

Lexo gjithashtu