Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Autogol, karton i kuq dhe dominim madrilen, Atletico TURPËRON Barcelonën në gjysmëfinalen e Copa del Rey

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Autogol, karton i kuq dhe dominim madrilen, Atletico TURPËRON
Atletico Madrid

Atletico Madrid ka fituar në shtëpi gjysmëfinalen e parë të Copa del Rey përballë Barcelonës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Metropolitano”, përfundoi me shifrat 4-0 në favor të vendasve.

Gjithçka nisi me një autogol të Eric Garcia në minutën e 6-të. Ndërkohë që më pas, Atletico shënoi edhe 3 herë të tjera me Griezmann, Lookman dhe Julian Alvarez.

Vlen të përmendet se katalanasit luajtën me 10 lojtarë prej minutës së 86-të, pasi autori i autogolit, Eric Garcia u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu, “djemtë” e Diego Simeone afrohen më shumë me finalen e madhe të Copa del Rey. Ndeshja e kthimit do të luhet më 3 mars, duke nisur prej orës 21:00 në “Camp Nou”.

GOLAT:

Autogol i Garcia (Atletico 1-0 Barcelona)

Goli i Griezmann (Atletico 2-0 Barcelona)

Goli i Lookman (Atletico 3-0 Barcelona)

Goli i Alvarez (Atletico 4-0 Barcelona)

Poll

Lexo gjithashtu