Yamal dhe Vinicius
“El Clasico” e së dielës tregoi se Barça mposhtet, madje edhe lehtësisht nga Reali. Përtej rezultatit, golave, interpretimit të lojës, tensionet Vinicius – Yamal ishin kryefjala.
Gazeta “Marca” ka zbuluar kërcënimet në distancë mes yllit të Barçës dhe sulmuesit brazilianë: “A do të luftojmë?!”, pyeti Yamal, ndërsa Vinicius iu përgjigj: “Le të shkojmë”.
E gjithë kjo “panoramë” kishte të bënte me një përleshje grushtash, por u ndal nga kampet respektive. Lamine Yamal para ndeshjes u tall me Realin, ndërsa tashmë po përballet me një valë bullizimi dhe kritikash.
Poll
