
Wojciech Szczesny u rikthye nga pensionimi vetëm për skuadrën e Barcelonës. Klubi katalanas në emergjencë për një portier pas dëmtimit të Andre ter Stegen, gjeti zgjidhje te polaku.
35-vjeçari pasi i dha fund futbollit të luajtur pas largimit nga Juventusi, vendosi të riveshë sërish dorezat dhe të vihej mes shtyllave, këtë herë për të mbrojtur portën e Barçës.
Palët nënshkruan për deri në fund të sezonit, ndërsa tashmë duket se bashkëpunimi mes tyre do të vazhdojë të paktën edhe për një sezon tjetër. Paraqitjet e Szczesnyt me spanjollët kanë bindur drejtuesit, të cilët pavarësisht rikthimit të Ter Stegen nga dëmtimi, duan të mbajnë edhe polakun.
Gjithçka po bëhet gati për kontratën e re mes palëve dhe në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi detajet. Në aventurën e tij të parë te Barça, polaku luajti titullarë në shumicën e ndeshjeve, ndërsa në fushë ka qenë në 30 sfida.
View this post on Instagram