Real Madrid është në kërkim të trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm. Alvaro Arbeloa do të largohet dhe emra të shumtë kanë dalë në skenë si pasues të tij, si Jurgen Klopp, Lionel Scalone, Didier Deschamps apo Jose Mourinho.
Pikërisht ky i fundit është më konkreti, edhe nga fjalët e thënë së fundmi nga gazetari spanjoll, Manu Carreno. Ai ka “zbardhur” vendimet e brendshme të klubit madrilen, duke theksuar se ende nuk kanë vendosur për një emër, por Mourinho sipas tij nuk do t’i bashkohet “Los Blancos”.
“Nuk ka lajme, por ajo që mund t’ju them është se tani për tani, Real Madridi nuk ka kontaktuar asnjë trajner për të thënë: ‘Ne e duam këtë’. Ka shumë emra, dhe po studiohet, por në këtë moment, askush nuk është vendosur. Mourinho është një prej tyre.
Në atë listë emrash që kanë dalë kudo, edhe këtu mes vendeve të tjera, është edhe Mourinho. Nuk e di nëse ka më shumë apo më pak shanse se të tjerët. Por, deri më sot, ajo çështje ende nuk është hapur sa për të thënë: ‘Kemi kontaktuar tashmë me këtë trajner’. Ende jo. Me shumë gjasa nuk do të vijë, do të më habiste nëse do të ndodhte”, tha Carreno.
