Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Tensionet gjatë gjysmëfinales në Superkupë, Simeone “thyen” heshtjen dhe kërkon falje: Nuk u solla mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Tensionet gjatë gjysmëfinales në Superkupë, Simeone
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone

Gjysmë finalja e Superkupës së Spanjës, e cila kishte përballjen mes Atletico Madrid dhe Real Madrid përpos humbjes la një "shije" akoma më të hidhur tek ekipi i Atleticos.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka kërkuar publikisht ndjesë ndaj Vinicius Jr dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez pas sjelljes së tij gjatë gjysmëfinales.Timonieri i skaudrës së Atleticos teksa fliste për mediat u ndal te polemikat e fundit dhe “zhurma” e madhe në rrjet. Ndërsa e gjithë rrëmuja erdhi si pasojë e debatimit të vazhdueshëm të tijin me futbollistin Vinicius.

Simeone pranoi publikisht gabimin e tij dhe kërkoi falje duke pranuar se reagimi i tij nuk ishte i përshtatshëm dhe as sjellje e pjekur nga ana e tij.

“Në radhë të parë dua t’u kërkoj falje Florentino-s dhe Vinicius-it për episodin që u pa. Nuk ishte e drejtë nga ana ime të vendosja veten në atë situatë dhe e pranoj se nuk u solla mirë”, ka thënë trajneri argjentinas.

 

Poll

Lexo gjithashtu