Hansi Flick & Xabi Alonso
Barcelona dhe Real Madrid do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të finales së Superkupës së Spanjës. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah, nis në orën 20:00.
Një “El Clasico” ku e gjithë bota do të ketë sytë në të, për vetë faktin e historisë mes këtyre dy ekipeve. Katalanasit e kanë fituar këtë trofe 15 herë, ndërkohë “Los Blancos” e ka fituar Superkupën e Spanjës në 13 raste.
Kujtojmë se Barcelona është në finale pas fitores 5-0 përballë Athletic Bilbao. Në krahun tjetër, Reali ia doli që të mposhtte 2-1 në derbin e Madridit, rivalët e Atleticos.
Poll
