Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Real Madrid kërkon “hakmarrje” ndaj Barcelonës në Superkupë, merret VENDIMI për Kylian Mbappe

Shkruar nga NEWSPORT
Real Madrid kërkon “hakmarrje” ndaj Barcelonës në
Real Madrid

Superkupa e Spanjës ka të gjithë vëmendjen e tifozëve për dy ekipet më "gjigante" spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid, të cilat do të luajnë në orën 20:00. Një sfidë e cila është pak të thuhet se premton “luftë” pasi është e pritshme një dinamikë intensive nga dueli i “titanëve”.

2 ekipet zbresin në fushë në Arabinë Saudite, me një qëllim atë të triumfit dhe ngritjes së Kupë së Spanjës në fund të ndeshjes. E kur shumë pak orë na ndajnë nga "magjia" e finales, Real Madrid ka “shtangur” tifozët me njoftimin e ri.

Gazetari i futbollit, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Xabi Alonso do e lërë në stol yllin francez dhe “tmerrin” e sulmit Kylian Mbappe. Megjithatë kjo mbetet për tu parë edhe në orët në vijim sapo të jetë bërë i ditur edhe formacioni i sotëm.

E sa i takon përballjes së sotme, më shumë se kurrë Real Madrid kërkon “hakmarrje”, pas "shuplakës" të vitit që shkoi kur katalanasit i mundën me rezultatin 5-2.     

Poll

Lexo gjithashtu