Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Portugezi “braktis” milionat arabe, gati rikthimi në LaLiga

Shkruar nga NEWSPORT
 
Portugezi “braktis” milionat arabe, gati rikthimi në LaLiga
Joao Cancelo dhe Cristiano Ronaldo

Merkatoja e janarit është periudha në të cilën të gjitha ekipet presin të bëjnë ndërhyrje të reja për të përmirësuar vetveten. Ndërsa sa i takon Barcelonës, ajo është afër marrëveshjes për t'a rikthyer në skuadër mbrojtësin Joao Cancelo.

Kjo u bë e ditur edhe nga gazetari Fabrizio Romano i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shpjeguar siuatën e klubit katalanas. Sipas Romanos oferta e Barcelonës për të marrë mbrojtësin Joao Cancelo nga ekipi i Al Hilal, është zyrtare.

Nga ana tjetër vetë mbrojtësi e ka pranuar dhe e ka vënë prioritet rikthimin e tij në ekipin e Hansi Flick.

 “Barcelona bënë ofertë zyrtare drejt Al Hilalit për Joao Cancelon. Propozim huazimi me pagën e mbuluar, negociatat po vazhdojnë. Propozimi zyrtar nga Al Hilali dhe kampi i Joaos pritet të pranohet me hapat zyrtar së shpejti. Cancelo e ka bërë të qartë se Barcelona është prioritet absolut”, ka shkruar në postim Romano.

Poll

Lexo gjithashtu