Dani Ceballos & Eduardo Camavinga
Dani Ceballos nuk do të luajë më kurrë për Real Madrid. Marrëdhënia e tij me trajnerin Alvaro Arbeloa është “thyer” krejtësisht, edhe pse të dy do të largohen në fund të sezonit.
Megjithatë, ende pa u mbyllur sezoni i rregullt, Arbeloa e ka përjashtuar mesfushorin nga ekipi. Madje, sipas prestigjiozes “Marca”, trajneri është shprehur se “nuk do ta shohë më me sy” 29-vjeçarin.
Kujtojmë që kontrata e Ceballos me Real Madrid përfundon në qershor të vitit 2027. Megjithatë, ai nuk është në planet e klubit dhe do të largohet që këtë verë.
View this post on Instagram
Poll
