Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Pikë të shpërdoruara dhe "dhuratë" Barcelonës për titullin, Real Madrid "shkel me këmbë" traditën 56-vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
Pikë të shpërdoruara dhe "dhuratë" Barcelonës
Real Madrd dhe Barcelona

Shpresat e Real Madrid për titullin në La Liga morën një tjetër goditje, pasi u ndalën në barazimin 1-1 në transfertë përballë Real Betis, për llogari të javës së 33-të të kampionatit spanjoll. 

"Galaktikët" ishin shumë pranë tre pikëve, por goli i Hector Bellerin në minutat e fundit të shtesës shokoi madrilenët të cilët dolën vetëm me një pikë nga stadiumi "de La Cartuja". 

Në këtë mënyrë, distanca me Barcelonën shkoi në 8 pikë, e në rast se këta të fundit do të fitojnë sot përballë Getafes, titulli do të ishte praktikisht i pamundur, edhe pse kanë mbetur edhe javët e fundit për t'u luajtur, bashkë me El Classicon.

Së fundmi, mediumi spanjoll "El Chiringuito" shkruan se në rast se katalanasit fitojnë këtë përballje dhe shkojnë të motivuar në klasiken e madhe të futbollit, nuk do të priten me ceremoninë e "gardës së nderit" nga rivalët e tyre të përjetshëm.

Ky është dhe vendimi i marrë nga klubi që zgjedhë të mos ndjek këtë traditë në respekt të kundërshtarit, kjo dhe për shkak të "tensioneve" që kanë lindur me çështjen e ngritur "Negreira". 

Poll

Lexo gjithashtu