
Raphinha & Ferran Torres
Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres ka mbyllur përfundimisht sezonin dy tre javë përpara fundit të kampionatit. 25-vjeçari spanjoll, i është nënshtruar një operacioni.
Ferran Torres ka operuar apendecitin, ndërhyrje e cila ka dalë me sukses. “Apendeciti kapërcehet! Le të mbështesim ekipin sonte nga këtu për t’u bërë kampionë të Spanjës”, shkruan spanjolli në faqen zyrtare.
Ferran Torres kaloi një sezon të shkëlqyer me Barcelonën. Sulmuesi spanjoll arriti të shënojë 19 gola dhe shtatë asistime në 45 takime të zhvilluara me katalanasit në të gjitha garat.
View this post on Instagram
Poll