Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Ofertë “rrufe” për Robert Lewandowskin, klubi amerikan kërkon shërbimet e sulmuesit 37-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
Ofertë “rrufe” për Robert Lewandowskin, klubi amerikan
Robert Lewandowski

Kontrata e Robert Lewandowskin me Barcelonën përfundon këtë verë dhe nuk ka gjasa rinovimi. Në këto kushte, sulmuesi 37-vjeçar ka nisur të vlerësojë ofertat që po shkojnë në drejtim të tij.

Së fundmi, një ofertë e papritur ka mbërritur nga MLS. Pikërisht në SHBA, Lewandowski kërkohet nga ekipi i Chicago Fire. Sipas “Sport Bild”, agjenti Pini Zahavi po e vlerëson si mundësi, duke parë kushtet e mira ekonomike.

Megjithatë, përgjigja përfundimtare i takon vetë Leëandoëskit. Polaku ka oferta konkrete edhe nga Juventus dhe Milan në Serie A apo klubet e shumta që e duan në Arabinë Saudite.  

Poll

Lexo gjithashtu