Jude Bellingham
Jude Bellingham vazhdon t’iu shkaktojë “dhimbje koke” stafit të Real Madrid. Lajmet që vijnë për të nuk janë aspak të mira.
Anglezi mund të mungojë më shumë seç pritej. Rikuperimi i tij sipas mediave spanjolle nuk po ecën siç pritej dhe në këto kushte koha e rikthimit të tij mund të shtyhet.
Siç dihet sulmuesi është i dëmtuar që prej muajit të kaluar , ku doli nga fusha pas një dëmtimi që mori në kofshë në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos. Për shkak të ecurisë së rikuperimit rrezikon të mungojë në dy ndeshjet që Real Madrid do të luajë ndaj Manchester Cityt në Champions League.
Gjithsesi në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi gjendjen e 22-vjeçarit dhe kohën kur do të mund të rikuperohet.
Poll
