Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Në kërkim të një trajneri të ri, në Spanjë zbulojnë të preferuarin e Florentino Perez

Shkruar nga NEWSPORT
Në kërkim të një trajneri të ri, në Spanjë
Mauricio Pochettino

Real Madrid po shqyrton seriozisht mundësinë e gjetjes së një trajneri të ri. Për këtë siç duket puna në Spanjë ka nisur.

Dhe sipas “ESPN” në listën e kandidatëve është përfshirë edhe Mauricio Pochettino. Ky i fundit duket si i preferuari i Florentino Perez për t’i besuar “çelësat” e skuadrës për sezonin e ri.

Alvaro Arbeloa vlerësohet shumë nga drejtuesit për punën e bërë me të rinjtë, por mungesa e eksperiencës në disa raste ka bërë që krerët e klubit të mos e shikojnë të përshtatshëm për të drejtuar madrilenët edhe sezonin e ri.

Argjentinasi aktualisht drejton SHBA-në dhe kontrata e tij është e vlefshme deri pas Kupës së Botës. Siç dihet Pochettino ka një eksperiencë të madhe me klubet, ku ka drejtuar ekipe si Tottenham, PSG dhe Chelsea.

Poll

Lexo gjithashtu