Kylian Mbappe
Ka ndodhur fiks ajo që te Real Madrid i “druheshin”. Kylian Mbappe nuk do të jetë kështu i gatshëm për sfidën e parë të Champions League ndaj Manchester City.
Ky lajm tashmë është zyrtare, me francezin që pavarësisht që është rikthyer në stërvitje, nuk do të mund të llogaritët për sfidën e ditës së nesërme. Padiskutim që kjo bën me “dhimbje koke” Alvaro Arbeloan, i cili nuk do të mund të mbështetet te “ylli” i ekipit.
Ndërkohë vlen të theksohet se nga krahu tjetër atmosfera është mjaft pozitive. Kjo pasi trajneri Pep Guardiola do të mund të llogarisë shërbimet e Erling Haaland. Ky i fundit është rikthyer në ekipe do të jetë i gatshëm për spektaklin e mbrëmjes së nesërme.
View this post on Instagram
Poll
