Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Merr fund pritja, Real Madrid ZYRTARIZON largimin e Carlo Ancelottit

Shkruar nga NEWSPORT
Merr fund pritja, Real Madrid ZYRTARIZON largimin e Carlo Ancelottit
Carlo Ancelotti

Tashmë është gjithçka zyrtare. Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni.

“Los Blancos” e kanë zyrtarizuar largimin e italianit para pak minutash, ndërsa i urojnë shumë suksese në vazhdim. Ndeshja e fundit që do të luajë në “Bernabeu” do të jetë ditën e nesërme ndaj Real Sociedad.

Real Madrid dhe Carlo Ancelotti kanë arritur marrëveshjen ppër të mbyllur bashkëpunimin mes tyre. Klubi ynë dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për një nga legjendat më të mëdha të Real Madridit dhe të futbollit botëror”, thuhet në postimin e spanjollëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Real Madrid C.F. (@realmadrid)

Siç dihet prej kohësh Ancelotti ka arritur marrëveshjen me Brazilin dhe në muajin qershor do të nisë zyrtarisht punën te brazilianët. Ndërkohë te Reali do ta zëvendësojë në stol Xabi Alonso, i cili do të mbyllë aventurën e tij me Bayer Leverkusen.

Kujtojmë se Ancelotti e ka udhëhequr Realin drejt një prej periudhave më të suksesshme në historinë e tyre 123-vjeçare dhe është bërë trajneri me më shumë tituj në histori. 3 Liga të Kampionëve, 3 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa të  Evropës, 2 tituj La Liga, 2 Copa del Rey dhe 2 Superkupa Spanjolle. Në total, 15 tituj gjatë gjashtë sezoneve që ai ka qenë me klubin mbretëror.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga