Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Lamine Yamal në “qiellin e shtatë” pas titullit në La Liga: Ky është vetëm fillimi

Shkruar nga NEWSPORT
Lamine Yamal në “qiellin e shtatë” pas titullit në La
Lamine Yamal

“Të gjithë tifozëve të Barcelonës, dua të them se ky është vetëm fillimi”, u tha Lamine Yamal gazetarëve me një entuziazëm pasi Barcelona fitoi matematikisht titullin e La Ligës me një sukses 2-0 ndaj Espanyol. Talenti i ri ndau më pas me “ESPN” mentalitetin e tij fitues dhe motivimin të pashtershëm:

"Është e pamundur të lodhesh duke fituar, është diçka që e mbaj gjithmonë në mendje”. Më 13 korrik, spanjolli do të mbushë 18 vjeç, që do të thotë se 70 paraqitjet e tij të para për Blaugranët dhe tre titujt që fitoi erdhën si minorenë. Në sezonin 2024-2025, Lamine Yamal shënoi 7 gola dhe dha 12 asiste në 32 paraqitje në La Liga.

Në të gjitha garat, ai ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 25 asiste në 53 ndeshje. Spanjolli ishte një figurë kyçe në sezonin triumfues të Barcelonës, duke i impresionuar tifozët dhe trajnerët me performanca të nivelit të lartë që kontribuan ndjeshëm në triumfin e klubit për titullin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga