Lamine Yamal ka dalë me një reagim në profilin e tij në Instagram, pasi Barcelona njoftoi dhe periudhën e rikuperimit të tij pas dëmtimit që pësoi në mbrëmjen e së mërkurës përballë Celta Vigos, në ndeshjen e fituar 1-0 e ku goli erdhi pikërisht prej 18-vjeçarit nga pika e bardhë.
Sulmuesi i katalanasve shprehet i keqardhur për atë se çfarë i ndodhi në fushë, diçka siç thotë ai që s'e priste të ndodhte pikërisht në një moment shumë të rëndësishëm për ecurinë e klubit. Yamal u premtoi tifozëve se do të kthehet më i fortë në fushë dhe se nga ky moment do të jetë një numër më shumë si tifoz për t'i përkrahur në "finalet" e kampionatit.
"Ky dëmtim do më lë jashtë, pikërisht në momentin ku doja të isha pikërisht aty dhe kjo dhemb më shumë seç fjalët mund ta thonë. Dhemb që nuk do të jem i mundur të luftojë përkrah shokëve të mi të skuadrës, që nuk do të jem aty për të ndihmuar kur ekipi ka nevojë për mua. Por besoj tek ata dhe e di që do të japin maksimumin në çdo ndeshje.
Do të jem atje, qoftë edhe nga tribuna, duke mbështetur, brohoritur dhe shtyrë djemtë si të isha një tifoz. Ky nuk është fundi, është thjesht një ndalesë. Do të kthehem më i fortë, më i uritur se kurrë dhe sezoni i ardhshëm do të jetë akoma më i mirë.
Faleminderit për mesazhet dhe forca Barça", ka shkruar Yamal.
View this post on Instagram
